Telenews

Shpërthen zjarri në spitalin Sacco të Milanos, evakuohen të gjithë pacientët

Një zjarr shpërtheu në Pavijonin 16 të Spitalit Sacco të Milanos rreth orës 10:00 të mëngjesit më 15 janar. Mediat italiane bëjnë të ditur se flakët përfshinë një pjesë të Arkivit Diagnostikues brenda pak minutash.

Zjarri preku gjithashtu dhomat e zhveshjes dhe disa klinika ambulatore ku punonjësit e kujdesit shëndetësor po kryenin analiza dhe po ekzaminonin dhjetëra pacientë në atë kohë.

Sipas informacioneve të raportuara deri më tani nga mediat fqinje, askush në korridoret e spitalit të Milanos nuk është  lënduar ose helmuar. Ky rezultat u arrit falë përpjekjeve të përbashkëta të zjarrfikësve dhe stafit të spitalit, të cilët reaguan menjëherë për të shuar zjarrin.

Të gjithë pacientët u evakuuan dhe tridhjetë zjarrfikësit që mbërritën në vendngjarje po kryejnë operacione pastrimi, shkruan A2CNN.

Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin. Flakët u përhapën me shpejtësi dhe ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve të emergjencës dhe zjarrfikësve ishte thelbësore. Zjarrfikësit mbërritën me katër automjete dhe i shuan flakët.

Të ngajshme

Kujt i takon rroga e 13-të? Flet ministri Murati

Valjeta Turkaj

1.2 milion persona morën shtetësinë e BE-së në 2024

Valjeta Turkaj

Rrahje në Prishtinë, përdoret edhe thika – tre të arrestuar

Valjeta Turkaj