Ukraina thuhet se “hodhi në ajër” qindra ushtarë rusë që mendonin se ishin jashtë rrezes së rrezikut.
Burimet thonë se pesë raketa të HIMARS të prodhuara nga SHBA-ja goditën skuadrat që ishin mbledhur në një plazh në rajonin Kherson, transmeton Telegrafi.
Pretendohet se deri në 200 ushtarë të presidentit rus Vladimir Putin ishin në ishullin e pushtuar Dzharylhach kur ndodhën sulmet.
Pamjet me dron tregonin trupat e këmbësorisë që me sa duket stërviten në grupe të veçanta vetëm pak çaste përpara se shpërthimet të përfshinin vijën bregdetare.
Ushtarët dyshohet se kanë besuar se ishin të sigurt nga sulmi pas ishin shumë larg vijës së frontit për t’u goditur.
Pamjet e xhiruara nga lartë tregonin shpërthimin e fuqishëm në ishull që “fshiu qindra ushtarë”.