Telenews

Shpërthim në një fabrikë ushtarake në Serbi, disa të lënduar

Një tjetër shpërthim ka tronditur fabrikën ushtarake serbe “Krushik” në Valevë, ku rreth orës 07:30 të mëngjesit të sotëm ndodhi një incident në repartin e kapsollave.

Shtatë persona kanë pësuar lëndime të lehta dhe po trajtohen në Spitalin e Valevës, sipas informacioneve jo zyrtare nga spitali ku po trajtohen.

Shkaqet e shpërthimit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet serbe nuk kanë dalë me ndonjë deklaratë zyrtare për rrethanat e incidentit.

Ky nuk është rasti i parë që “Krushik” bëhet vatër aksidentesh të njëpasnjëshme. Vetëm në dy vitet e fundit, kjo është ngjarja e pestë e tillë.

Më 3 gusht 2024, po në të njëjtin repart, ndodhi një tjetër shpërthim ku tre persona u lënduan. Ndërkohë, në vitin 2022 dhe 2023 janë shënuar të paktën tre raste të tjera me punëtorë të lënduar nga shpërthime apo defekte teknologjike.

Pavarësisht frekuencës së këtyre ngjarjeve, fabrika “Krushik” ka mbetur e heshtur për shkaqet konkrete. Në faqen zyrtare publikohen vetëm njoftime të shkurtra, pa detaje për hetime, përgjegjësi apo masa të marra.

Banorët lokalë dhe familjarët e punëtorëve po shprehin shqetësim serioz për sigurinë në këtë kompleks ushtarak, ndërsa mungesa e transparencës vetëm sa e shton pasigurinë.

Të ngajshme

Mijëra kosovarë ia mësyjnë Shqipërisë për vikend, pika kufitare në Morinë punon me 8 sportele

KushtrimGuraj

Liberalizimi i tregut të energjisë, ekonomisti Ajvazi ka disa pyetje për qeverinë: Pse nuk e miratuat projektligjin ri?

KushtrimGuraj

Vdes i riu që u plagos në Mal të Zi, është nga Shipoli i Mitrovicës

Valjeta Turkaj