Një shpërthim është dëgjuar në vend-punishten e parkingut nëntokësor në Prishtinë të hënën.
Dëshimtarët nga vend-ngjarja kanë treguar se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 10:30.
Dyshohet se mjeti që ka shpërthyer në vend-punishten e parkingut nëntokësor është një bombol gazi.
Policia e Kosovës nuk ka dhënë ende informata zyrtare për ngjarjen.

