Një seri shpërthimesh të fuqishme ka tronditur Teheranin këtë mëngjes, në ditën e 14-të të luftës mes Iranit, SHBA-së dhe Izraelit.
Shpërthimet, të ndodhura rreth orës 07:30, shkaktuan dridhje të ndërtesave dhe shqetësim të madh mes banorëve.
Autoritetet iraniane nuk kanë dhënë ende deklarata zyrtare, por disa burime flasin për sulme ajrore izraelite, pas intensifikimit të përplasjes rajonale.

