Telenews

Shpërthime të fuqishme në veri pas mesnate, policia: Vendi është i sigurt

 

 

Është raportuar për disa shpërthime në veri të Mitrovicës, të dielën në ora 00:25. Veton Elshani, zëvendësdrejtori Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, ka thënë për media se ka informacione për dy detonime.

“Ka pas informacione që ne Mitrovica Veri kanë qenë dy detonime por policia konfirmon se ne jemi në qytet dhe nuk ka dëme apo lëndime në njerëz. Mund të ndodh që këto detonime të jenë shkaktu nga mjetet piroteknike apo diçka tjetër por mund të sigurojmë që Veriu i vendit është i sigurt”, ka thënë ai.

Por, Policia nuk ka më shumë detaje se çfarë mund ta ketë shkaktuar këtë zhurmë që në të shumtë e rasteve bëhet fjalë për mjete piroteknike./Telenews./

Të ngajshme

Nënshkruhen dy marrëveshje të grantit për energji efiçiente në Prizren me vlerë 1 milion euro

Donat Hashani

FSK-ja e demanton Daut Haradinaj lidhur me dronët

Donat Hashani

Haradinaj arrin në Amerikë, ja me kë do të takohet

Donat Hashani