Telenews

Shpërthimi i hantavirusit, OBSH: Nuk është pandemi

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se shpërthimi i hantavirusit në anijen turistike MV Hondius nuk shënon fillim pandemie si Covid-19-a, raporton BBC-i.

Sipas epidemiologes së OBSH-së, Maria van Kerkhove, hantavirusi përhapet shumë më vështirë dhe zakonisht kërkon kontakt të afërt e të zgjatur mes njerëzve.

Deri tani: janë dyshuar tetë raste, pesë janë konfirmuar me laborator dhe tre persona kanë vdekur.

Virusi zakonisht transmetohet nga brejtësit (sidomos minjtë), por në këtë rast është dokumentuar edhe transmetim mes njerëzve për herë të parë.

Anija MV Hondius kishte rreth 150 pasagjerë dhe ekuipazh nga 28 shtete. Ajo nisi udhëtimin nga Ushuaia më 1 prill dhe pritet të mbërrijë në Canary Islands, më 10 maj.

OBSH-ja tha se rreziku për publikun mbetet i ulët dhe nuk bëhet fjalë për një situatë si pandemia e Covid-it.

Të ngajshme

7 raste me virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë, 2 të vdekur

Yllka Gashi

Pse kafeina i mbush me energji disa njerëz, ndërsa të tjerët mezi e ndiejnë? –

KushtrimGuraj

Molla, një frut i pasur me vlera ushqyese

Rrezarta Ramaj