Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy zbarkoi në Arabinë Saudite për t’u takuar me princin e kurorës Mohammed bin Salman, një ditë përpara bisedimeve midis zyrtarëve ukrainas dhe amerikanë që Uashingtoni pret të japë përparim të konsiderueshëm drejt përfundimit të luftës me Rusinë.
Duke u përballur me qasjen e re në Shtëpinë e Bardhë, Ukraina shpreson për një marrëdhënie “pragmatike” pas takimit problematik në Zyrën Ovale midis Zelenskit dhe Presidentit të SHBA Donald Trump.
Shtetet e Bashkuara kanë ndryshuar politikat e saj të kohës së luftës në ndjekjen e deklaruar të një përfundimi të shpejtë të luftimeve, duke u angazhuar drejtpërdrejt me Moskën ndërsa ndalojnë ndihmën ushtarake dhe shkëmbimin e inteligjencës për Kievin. /a2cnn/