Telenews

Shqip në Maqedoni, Shkupi rikthehet në Superligën e basketbollit atje

Edhe një lajm i mirë për basketbollin shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Ekipi shqiptar i KB Shkupit ka arritur dje që të sigurojë një vend në elitën e basketbollit maqedonas pas fitores bindëse ndaj skuadrës së Majarit 77:59.

Ekipi shqiptar i Shkupit kështu rikthehet në elitën e basketbollit maqedonas pas pesë vitesh.

Në ndeshjen vendimtare, e cila u dha atyre një vend në mesin e skuadrave më të mira në Maqedoni, Velichkovski shënoi 18 pikë, i biri i Mujës, Meti Thaçi shënoi 15, Baloski 11 dhe Dvojakovski shtoi 10 pikë të tjera.

Paraprakisht në elitën e basketbollit maqedonas është rikthyer edhe KK Kumanovo, të cilët në dy ndeshjet e luajtura ishin më të mirë se skuadra e Angelit, kështu që tash Shkupi dhe Kumanovo do të ndeshen në finalen e caktuar për 11 maj (e shtunë) në Kumanovë se kush do të jetë kampion i Ligës së parë për sezonin 2023/2024.

Të kujtojmë se në elitën e basketbollit maqedonas po luan me shumë sukses edhe skuadra tjetër e Çair 2030.

 

Të ngajshme

Manchester United përgatit ofertë 50 milionë euro për përforcim në sulm

KushtrimGuraj

Neymar mungon në miqësoren ndaj Egjiptit, qëndron në New Jersey për rikuperim

KushtrimGuraj

“Dardanet” stërviten me fokus maksimal para ndeshjes me Kroacinë

Blearta