Shqipe Hysenaj, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 2”, ka reaguar në rrjetin social X, duke kërkuar që të ndalet lidhja e saj emërore me Blerandon, me të cilin ishte afruar gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVK.
“O zemër a ka mundësi mos më bëni bashkë me njerëz që nuk kam pasur kurrë asnjë lidhje dhe s’do të kem kurrë, sepse po bëhet e tepërt tani. Besoj kam qenë mjaft e qartë pas bigut. Bëjini stop këtyre postimeve,” shkroi ajo.
Shqipja tha se pas përfundimit të formatit nuk ka më kontakt me të, dhe se nuk dëshiron të përflitet për diçka që nuk ekziston.