Telenews

Shqipëri, deputetja Gjylameti përplaset fizikisht me deputeten e PD-së (VIDEO)

Opozita ka vijuar të martën me bllokimin e punës së komisioneve në kryesinë e kuvendit në Shqipëri.

Deputet e PD-së kanë vendosur një barrikadë me karrige te komisioni i sigurisë kombëtare, duke mos lejuar zhvillimin e mbledhjes, shkruan Euronews.al.

Një moment, deputetja e PS-së Blerina Gjylameti që ka tentuar të hyjë në komision, por është hasur me barrikadën e deputetëve demokratë, është përplasur fizikisht me deputeten e PD-së Elda Hoti.

Kjo situatë vijon në kryesinë e Kuvendit prej disa ditësh çka ka bërë që një pjesë e komisioneve të zhvillojnë mbledhje vetëm online.

Opozita e cilëson në kundërshtim me rregulloren vendimin për të zhvilluar online mbledhjet e komisioneve.

Sipas tyre kjo është një shkelje e rëndë e Kushtetutës në kohën kur në komisione diskutohet buxheti i vitit të 2024. /Telenews.al/

 

Të ngajshme

Mesazhi i Zelenskyt për Putinin në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës

Yllka Gashi

MINT: Mbi 3,000 inspektime dhe 600 mijë euro gjoba në pjesën e parë të 2026-s

Yllka Gashi

Kushëriri i Jetlirës pas tragjedisë në Malishevë: Nuk kemi dëgjuar kurrë se çifti kishte probleme

Yllka Gashi