Telenews

Shqipëri Lumi Vjosa del nga shtrati, 6,8 metra mbi nivelin e detit

Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në zonën e pazarit, pranë Urës së Mifolit, si pasojë e prurjeve të larta të ujit. Sipas të dhënave të fundit, niveli i lumit ka arritur në 6.8 metra mbi nivelin e detit.

Autoritetet në Shqipëri kanë njoftuar të gjitha familjet që jetojnë pranë lumit të marrin masa paraprake dhe të jenë të vëmendshme ndaj çdo rreziku të mundshëm.

Ndërkohë, prurjet vijojnë të mbeten të larta nga zonat e Gjirokastrës dhe Përmetit, çka po ndikon drejtpërdrejt në rritjen e mëtejshme të nivelit të lumit.

Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa banorëve u bëhet thirrje të respektojnë udhëzimet e strukturave të emergjencës.

Të ngajshme

Goditet rrjeti i trafikut të kokainës nga Meksika në Zvicër, 4 shqiptarë mes të arrestuarve

Valjeta Turkaj

NATO: Dënojmë shënjestrimin e Turqisë nga Irani

Valjeta Turkaj

Funerali shtetëror për Khamenein shtyhet

Valjeta Turkaj