Telenews

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull të negociatave me BE-në, Rama: Një hap më pranë anëtarësimit

Shqipëria pritet të shënojë një tjetër përparim në procesin e integrimit evropian, me mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20, që lidhet me “ndërmarrjet dhe politikat industriale”.

Konferenca e 10-të ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian do të mbahet sot në Luksemburg, ku pritet të formalizohet ky zhvillim në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Për këtë ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale e ka cilësuar këtë si një tjetër hap përpara në procesin e integrimit evropian.

“Dhe me lajmin se sot në Luksemburg, Shqipëria hedh një tjetër hap drejt Bashkimit Europian, duke mbyllur kapitullin 20 në konferencën e 10-të të negociatave të Anëtarësimit në BE, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.

Me përmbylljen e këtij kapitulli, Shqipëria do të ketë gjithsej katër kapituj të mbyllur përkohësisht në kuadër të negociatave të anëtarësimit.

Vendi synon të përmbyllë negociatat me Bashkimin Evropian brenda vitit 2027, duke vijuar punën për përmbushjen e kritereve dhe standardeve të kërkuara gjatë procesit të integrimit.

Të ngajshme

Kurti dhe Ulutas zhvilluan takimin lamtumirës

Rrezarta Ramaj

Kurti: Serbia s’ka dorëzuar dokumentacionin kadastral, pavarësisht marrëveshjes së vitit 2011

Rrezarta Ramaj

E rëndë, ndërron jetë 7-vjeçarja nga Peja që e zuri dollapi

Rrezarta Ramaj