Telenews

Shqipëria publikon listën preliminare: Ftohen Daku dhe Hoxha, mungojnë Muja dhe Cikalleshi

Kombëtarja e Shqipërisë e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për fazën përgatitore para Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Përzgjedhësi Sylvinho ka vendosur t’i ftojë 27 futbollistë.

Në mesin e tyre janë edhe sulmuesi i Rubin Kazan, Mirlind Daku dhe anësori i Dinamo Zagreb, Arbër Hoxha.

Ndërsa, ftesë nuk kanë marrë Arbnor Muja dhe Sokol Cikalleshi.

Risi është edhe ftesa e mesfushorit të Lecces, Medon Berisha.

Berisha kishte qenë kapiten i Kombëtares U21 të Shqipërisë, ndërsa më herët ishte pjesë edhe Kosovës U21.

Lista zyrtare pritet të publikohet më 6 qershor. Nga lista preliminare do të largohet vetëm një futbollist.

Shqipëria është në grupin B të Kampionatit Evropian me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.

source

Të ngajshme

Goli i Desire Doue e dërgon PSG-në në pushim me epërsi

KushtrimGuraj

Klubet gjermane vihen në garë për Rexhbeçajn, në verë mbetët “lojtar i lirë”

Rrezarta Ramaj

Xherdan Shaqiri shpallet lojtari më i mirë i xhiros në Zvicër

Valjeta Turkaj