Telenews

Shqipëria sonte performon në finalen e “Eurovision” – si mund të votoni?

Finalja e festivalit më të madh të këngës në Evropë “Eurovision” do të mbahet sonte në Liverpool, me fillim nga ora 20:00.

Pas suksesit në gjysmëfinale, Shqipëria sonte do të performojë edhe në finalen e këtij edicioni, në mesin e 26 finalistëve.

Albina Kelmendi me Familje do të performojë e dhjeta në skenën gjigante “M&S Bank Arena”, me këngën “Duje”.

Votimi për të preferuarin e juaj do të hapet rreth orës 23:15. Qytetarët nga Kosova dhe vendet e tjera që nuk marrin pjesë në këtë eveniment mund të votojnë në www.esc.vote.

Në finalen e këtij edicioni kanë arritur Qiproja, Estonia, Belgjika, Austria, Lituania, Polonia, Australia, Armenia dhe Sllovenia, Kroacia, Moldavia, Zvicra, Finlanda, Çekia, Izraeli, Portugalia, Suedia, Serbia, Norvegjia, fituesi i vitit të kaluar që është Ukraina, si dhe “pesëshja e madhe” Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Spanja dhe Italia.

Në Eurovision, Shqipëria u paraqit për herë të parë në vitin 2004. Prej atëherë, renditjen më të lartë në listë e pati në vitin 2012 me Rona Nishliun, kur u radhit e pesta.

Të ngajshme

Unazë në dorë dhe këngë romantike – Xheneta Fetahu ndez dyshimet për fejesë

Valjeta Turkaj

“Jemi të habitur, është keqkuptim” – reagon ekipi menaxherial i Noizyt pas ndalimit të tij në Zvicër

Valjeta Turkaj

Enca “trazon” rrjetin, poston foto romantike me të dashurin

KushtrimGuraj