Telenews

Shqipërim Arifi pas aksidentit në Vragoli: Maturantët dhe të gjithë të tjerët janë mirë

Dhjetëra persona janë lënduar nga aksidenti që ka ndodhur të shtunën pasdite në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në fshatin Vragoli.

Sipas njoftimit të Policisë, në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë

“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja dhe një kamion me targa vendore”.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit janë dhjetëra persona që kanë pësuar lëndime. Janë njoftuar edhe ekipet mjekësore. Më pas do t’u ofrojmë të dhëna të përditësuara lidhur me aksidentin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Autobusi që është përfshi në aksident është nga kompania Graniti Trans në Preshevë.

Gazeta Insajderi e ka kontaktuar kompaninë, një zyrtar e ka konfirmuar se autobusi i saj është përfshirë në aksident, por nuk kanë dhënë detaje të tjera se për çfarë aktiviteti ka qenë në Kosovë.

Të ngajshme

Pas inspektimit, ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

Rrezarta Ramaj

Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon për të tretën ditë, protestuesit mblidhen në sheshin e Prishtinës

Rrezarta Ramaj

Rama ‘godet’ Kurtin: Përkundër kryeministrit që s’shkon, ne jemi gjithmonë për bashkëpunim me Prokurorinë

Rrezarta Ramaj