Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka dënuar dhunën nga, siç i quan ai, bandat e komunitetit serb të organizuara nga Beogradi në veri të vendit, ndaj gazetarëve, policëve dhe KFOR-t.
Arifi përmes një video adresimi ka thënë që është e rëndësishme që shtrirja e sovranitetit në tërë Kosovën të arrihet në koordinim me aleatët sidomos me SHBA-në, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Është e rëndësishme dhe jetike që të kemi një Republikë të Kosovës e cila ka një sovranitet të shtrirë në gjithë territorin e saj, por kjo arrihet vetëm me sinkronizim dhe koordinim me aleatët dhe miqtë tanë ndërkombëtarë, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”, ka shkruar Arifi në Facebook.
Tutje kryetari Arifi ftoi Qeverinë që të ruajë marrdhëniet me miqtë tanë ndërkombtëraë, të ndërtuara me dekada./Reporteri.net./
Postimi i plotë: