Telenews

Shqiprim Arifi tregon se pati bojkot në zgjedhjet në Luginë

Kreu i Alternativës Demokratike Shqiptare, Shqiprim Arifi, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është fajtor për daljen e ulët në zgjedhje të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Ai ka shkruar në Facebook të hënën se procesi zgjedhor u bojkotua pasi Kurti përçau spektrin politik në Luginë.

“Kjo, si pasojë e përfshirjes së kryeministrit Kurti, i cili ka përçarë spektrin politik shqiptarë në Luginë në dy lista për garën në zgjedhjet parlamentare. Si rrjedhojë, një shumicë e konsiderueshme e qytetarëve shqiptarë, mbi 60 mijë, zgjodhën bojkotimin e zgjedhjeve si formë proteste ndaj spektrit politik në Preshevë dhe Bujanoc”, ka deklaruar Arifi.

Sipas tij, injorimi dhe neglizhenca e takimeve me krerët e Shqipërisë, janë përgjegjësi “morale dhe kombëtare të cilën do ta bartin përgjatë historisë edhe Shaip Kamberi, e edhe Albin Kurti”.

Për Arifin, që sipas rezultateve preliminare mori pak vota në këto zgjedhje, ky proces zgjedhor është prapakthim për shqiptarët në Luginë, e sipas tij, jo vetëm për shkak të përçarjes, por edhe të përfaqësimit të ulët të shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë.

“Por, çka mbetet e paqartë është qëllimi i Kryeminstrit Kurti, pas gjithë atij investimi në zgjedhjet parlamentare; a po synonte të dërgonte më shumë se një deputetë dhe rezultatet devijuan nga planet e tij, apo po synonte të dërgonte vetëm Kamberin si deputet të vetëm si doraputhës kryesor. Kjo paqartësi mbetet e padefinuar”, ka thënë ai.

Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve, kandidati për deputet, Shaip Kamberi, e ka fituar edhe një ulëse në Kuvendin e Serbisë. Gjatë fushatës zgjedhore në Luginë të Preshevës, kryeministri Kurti e ka përkrahur Kamberin.

Të ngajshme

Maqedonci: Kosova po i përshtat strategjitë e sigurisë me zhvillimet globale

KushtrimGuraj

Serwer për takimin me Thaçin: Ishte një bisedë shumë e ngrohtë, që pasqyronte marrëdhënien e thellë dhe të qëndrueshme që kemi pasur ndër vite

KushtrimGuraj

Edi Rama në Paris: Kosova është shtet, problem është Serbia

KushtrimGuraj