Policia ka njoftuar se janë arrestuar tri gra, njëra shtetase e Kosovës dhe dy të Shqipërisë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “mundësim ose detyrim në prostitucion dhe ofrim i lokaleve për prostitucion”.
“Lidhur me rastin është kontrolluar edhe një lokal dhe në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: tre telefona celularë dhe një fletë me shënime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Tutje, bëhet e ditur se të dyshuarat pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet.

