Telenews

SHSKUK jep detaje për rastin e fëmijës pesëvjeçar të kafshuar nga ujku në Brod të Shtërpcës

SHSKUK është deklaruar lidhur me rastin e fëmijës pesëvjeçar nga Brodi i Shtërpcës, i cili u sulmua dhe u kafshua nga një ujk.

 

Përmes një postimi në Facebook, SHSKUK ka bërë me dije se dje fëmija u pranua në Klinikën Emergjente të QKUK-së me lëndime në gjoks dhe shpinë.

Siç kanë deklaruar  familjarët, ai u tërhoq zvarrë disa metra nga oborri i shtëpisë gjatë sulmit.

Pas trajtimit të parë dhe ekzaminimeve fillestare, fëmija po vazhdon trajtimin në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, ku gjendja e tij është stabile.

“Janë dhënë vaksinat, sipas protokollit, si dhe është konsultuar Psikologu Klinik për vlerësimin dhe mbështetjen e gjendjes emocionale të fëmijës.

Pavarësisht gjendjes stabile, për arsye të monitorimit dhe mundësisë së ndryshimeve eventuale, pacientja do të qëndrojë për disa ditë në klinikë”, shkruhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Të ngajshme

Spanja përjeton valën më intensive të të nxehtit, rekord i ri temperaturash

Valjeta Turkaj

Të paktën 16 palestinezë të vrarë nga sulmet e fundit izraelite në Gaza

Valjeta Turkaj

Prokuroria kërkon t’u vazhdohet paraburgimi Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Valjeta Turkaj