Telenews

ShSKUK: Rikthehen shërbimet në Klinikën e Onkologjisë (VIDEO)

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Univeristar i Kosovës bën të ditur se nga sot është rikthyer në punë Shërbimi i Radioterapisë- Akseleratori për Rrezatim si dhe Shërbimi i Brahiterapisë, Ct- Stimulatori dhe Mozaiku, në kuadër të Klinikës së Onkologjisë në QKUK.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se rikthimi i këtyre shërbimeve është bërë, pas përpjekjeve maksimale nga stafi i Klinikës së Onkologjisë, Sektori Teknik i QKUK-së dhe kompania që ka nën mirëmbajtje dhe servisim aparaturat mjekësore.

“Pjesa e parë e pacientëve kanë kryer radioterapinë gjatë ditës së sotme, kurse pacientët tjerë do të thirren gradualisht. Para fillimit të punës, është bërë dezinfektimi dhe dezinsektimi i hapësirave”.

“ShSKUK falënderon Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Shqipërisë, e cila ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës për situatën e krijuar, dhe ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar pacientët kosovarë, që kanë pasur nevojë për Shërbimin e Radioterapisë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Të ngajshme

Çfarë i ndodh trupit nëse hani molla çdo ditë?

Rrezarta Ramaj

5 ushtrime të thjeshta që mund t’i bëni në shtëpi

Rrezarta Ramaj

Çfarë të përgatisni për drekën e së shtunës?

Rrezarta Ramaj