Telenews

Shtabet e Forcave të Kosovës dhe Shqipërisë takohen për të hartuar plan bashkëpunimi për periudhën 2025 -2028

Në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë (FARSH) u zhvillua sot një takim me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), me qëllim hartimin e planit të bashkëpunimit dypalësh për periudhën 2025–2028.

Gjenerallejtënant Arben Kingji, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, vlerësoi progresin e FSK-së në transformim, modernizim dhe performancë, duke veçuar rolin e tyre në stërvitjet dy- dhe shumëpalëshe.

Ai nënvizoi rëndësinë e FSK-së për sigurinë në Kosovë dhe rajon, dhe theksoi përkushtimin maksimal të Shqipërisë për mbështetje në fusha kyçe si arsimimi, stërvitjet, shkëmbimi i eksperiencës dhe avancimi i bashkëpunimit mes dy forcave.

Delegacioni i FSK-së ishte i kryesuar nga kolonel Haki Hoti.

Të ngajshme

Aksident në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, lëndohen tre persona

KushtrimGuraj

Tetë vjet pa Adem Demaçin – simbolin e qëndresës shqiptare

KushtrimGuraj

Surprizë në merkato, Bruno Fernandes merr ofertë të minutave të fundit

Yllka Gashi