Shtatë komisione parlamentare do të mbajnë sot mbledhjet e rregullta në Kuvendin e Kosovës, ku në fokus do të jenë shqyrtimi i projektligjeve, raporteve dhe çështjeve me interes publik.
Në rend dite përfshihet shqyrtimi i Statutit të ri të Universitetit “Hasan Prishtina”, projektligje nga fusha e ekonomisë dhe energjisë, si dhe raporti vjetor i ARKEP-it.
Po ashtu, disa komisione do të trajtojnë tema që lidhen me të drejtat e njeriut, personat e zhdukur dhe çështjet e komuniteteve, ndërsa Komisioni për mjedis do të shqyrtojë shqetësimet e banorëve për burimet ujore në Prishtinë.
Në agjendë është edhe bashkëpunimi ndërkombëtar, me takimin e Komisionit për punë të jashtme me përfaqësues të Senatit të Çekisë.

