Telenews

Shtatë persona shoqërohen në Polici pas rrahjes në aeroportin e Prishtinës

Policia e Lipjanit i ka shoqëruar shtatë persona pas një rrahjeje në aeroportin “Adem Jashari”.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i tha  se dy persona kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

“Sot kemi pranuar informatën për një rrahje në APN, ku kanë qenë të përfshirë disa persona, prej të cilëve dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor”, tha Ahmeti.

“Lidhur me këtë rast nga njësitet policore të Lipjanit në stacion janë shoqëruar shtatë persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rrahje”, shtoi ajo.

Të ngajshme

Studenti e pranon: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me kolegët në Serbi, lidhur me protestën dhe organizimin

Rrezarta Ramaj

Stresi i kërkon Edi Ramës dorëheqjen: Ndryshe do kesh fundin më të keq

Rrezarta Ramaj

IKShPK shënon Tetorin Rozë me aktivitete ndërgjegjësuese në të gjitha rajonet e Kosovës

Rrezarta Ramaj