Telenews

“Shtatë qentë e vjedhur që u arratisen dhe u kthyen në shtëpi” – mrekulli apo një histori e sajuar?

Një histori që supozohet se vjen nga Changchun i provincës Jilin në Kinë, ku shtatë qen të vjedhur thuhet se u kthyen vetë në shtëpi pas një arratisjeje dramatike, ka ndezur debat të madh në media dhe rrjete sociale.

Sipas rrëfimit që u bë viral, qentë arritën të shpëtojnë nga një kamion i dyshuar për transport ilegal dhe përshkuan rreth 17 kilometra për dy ditë, duke kaluar autostrada dhe fusha.

Madje rreth ngjarjes kanë raportuar edhe media prestigjioze ndërkombëtare duke e cilësuar si një histori të rrallë.

Madje, në raportime përmendet edhe një qen i racës German Shepherd i lënduar, i cili megjithatë mbijetoi udhëtimin.

Megjithatë, jo të gjitha mediat janë të bindura për vërtetësinë e kësaj historie.

Disa prej tyre kanë ngritur dyshime, duke e cilësuar ngjarjen si të ekzagjeruar ose të paverifikuar plotësisht, për shkak të mungesës së provave të qarta dhe burimeve zyrtare.

Të ngajshme

Një polak kalon testin teorik për patentë shofer pas 9 vitesh dhe 139 përpjekjesh

Valjeta Turkaj

Zbulohet një “fosil kozmik”, ylli i rrallë që hedh dritë mbi universin e hershëm

Valjeta Turkaj

Një ‘top zjarri i gjelbër’ ndriçon qiellin mbi Oregon dhe Uashington

Valjeta Turkaj