Telenews

Shtatë vjet nga vdekja “misterioze” e Astrit Deharit

 

 

Sot janë bërë shtatë vjet nga vdekja e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.LVV ka organizuar disa aktivitete me rastin e shtatë vjetorit të vdekjes së tij, transmeton Telegrafi.

Në ora 09:30 do të bëhen homazhe te varri i Astrit Deharit.

“12:00 – SKV Diskutim, vendi: Parku ‘Astrit Dehari’ te Biblioteka e Fakultetit të Mjekësisë. 14:00 – Dhurimi vullnetar i gjakut, vendi: Sekretariati i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, rr. Behije Dashi, Prishtinë. 18:00 – Ndezja e qirinjve te Murali për Astrit Deharin, vendi Kino ABC, rr. Rexhep Luci”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

LEXO EDHE KETE

Haziri për Kurtin: E konfirmoi që për të është e rëndësishme VV’ja e jo Republika

Më 4 gusht të vitit 2016 objekti i Kuvendit të Kosovës u sulmua me një granatë dore. Me 30 gusht të atij viti, Policia kishte arrestuar gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, si të dyshuar për kryerjen e sulmit. Një nga ta ishte Astrit Dehari.

Bashkë me të tjerët, Astriti kishte përfunduar në paraburgim në Prizren, teksa priste për një aktakuzë, ngritjen e së cilës nuk e përjetoi. Me 5 nëntor të vitit 2016, Astrit Dehari, u gjend i vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren./Telenews/

 

Të ngajshme

Bajraktari: Prokuroria në Hagë nuk argumentoi pikën kyçe të aktakuzës për ‘ndërmarrje të përbashkët kriminale’

KushtrimGuraj

Përleshje mes dy burrave në Fushë Kosovë: Kërcasin grushtet e fluturojnë tullat (VIDEO)

Donat Hashani

Skandaloze: i dënuar për fyerje dhe shpifje në Zvicër, promovohet si “analist” nëpër studiot e televizioneve të Kosovës

Donat Hashani