Telenews

Shtatori n’tetor – ankthi i pagave e tensione në Kuvend – çka ndodhi gjatë kësaj jave?

Këtë javë e dominoi çështja e arsimit ku nuk dihej nëse do të ekzekutoheshin pagat e mësimdhënësve. Partia që është në puishtet kishte përplasje me sindikatën, por në këtë parti ka pasur edhe përplasje të brendshme. Ndërkaq Qeveria krenohet për sukses ekonomik, ndërkaq opozita e kkritikon Qeverinë.

Ankthi i pagave

Më 3 tetor nisi procesi mësimior në Kosovë pas 5 javëve grevë.

Greva filloi më 25 gusht dhe mbaroi vetëm gjatë kësaj jave.

Por në mes të kësaj periudhe ka pasur përplasje të madhe në mes Qeverisë së Kosovës dhe Sindikatës së Arsimit.

Kur u besua se po mbaron diçka më 3 tetor, doli Qeveria dhe tha “S’ka paga”.

Situata u agresua, Qeveria kërkonte që pagat do të ekzekutohen nëse SBAShK garanton që orët të zëvendësohen.

SBAShK nuk e jepte këtë garancion. Rrjedhimisht ngërçi vazhdonte.

Por të premten Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, tha se do të ekzekutojnë pagat.

Të premten u ekzekutuan ato. Por asgjë nuk mbaroi

Të shtunën, Rrahman Jasharaj, doli me kritika të mëdha ndaj Arbërie Nagavcit.

Sipas Jasharaj Nagavci “për t’i hyrë në qef shefit të saj, Kurtit“, kërkoi ndëshkimin e mësimdhënsve

“Zonja Nagavci për t’i hyrë në qejf shefit dhe Hekuranit shkoi edhe me tutje duke nxjerr urdhër se, pos dënimit me paga mësuesit, duhet edhe të zëvendësojnë edhe orët e humbura”, ka thënë ai përmes një komiunikate.

Po ashtu, ka shtuar se Nagavci ”i ka duartrokitur”, fyerjeve që deputetët e VV-së kanë bërë ndaj Jasharajt.

“Ajo vazhdoi t’i duartrokiste edhe fyerjeve e deklaratave nënçmuese te Dimalit, Yllit, Dibranit, Sadriut e disa të tjerëve që u ka humbur çdo gjë njerëzore”, ka vazhduar ai.

Akuzat shtrihen edhe në atë drejtim sa Jasharaj akuzon Nagavcin si ”përçarëse“, por kryetari SBAShK’it thotë se ”kjo i ka shkuar keq“.

“Nagavci dashka t’i shpëtoi. Ironike kjo nga zonja Nagavci, e cila tërë kohën e grevës dha urdhra dhe nuk la fjalë të keqe pa thënë për grevistët sa për t’ia bërë qejfin Hekuranit dhe shefit të madh. Zonja Nagavci sa për ty e po të pyeteshe ti pagat e shtatorit kurrë nuk do t’i merrnin punëtorët e arsimit që nga çerdhet e deri në universitet, por këtë humanitetin në thonjëza dhe heroizmin tënd në thonjëza u mundove ta shesësh kot të punëtorët e arsimit dhe e bëre me shpresën se do të krijosh përçarje, përçarje që u mundove ta bësh edhe gjatë gjithë grevës, por të shkoi kot”, ka deklaruar Jasharaj.

Telashe në Vetëvendosje

Deputeti i VV’së, Eman Rrahmani lëshoi një mori kritikash ndaj Hekuran Muratit.

“Duhet të ekzekutohen pagat”, thoshte Rrahmani.

Por me kaq nuk mbaruan telashet në VV gjatë kësaj jave.

Deputeti i VV-së, Haki Abazi, drejtoi akuza për kolegen e tij, Mimoza Kusari Lilën.

Përmes një konference për medie, ai tha se nuk është aspak i kënaqur që në krye të Grupit Parlamentar të VV-së kanë një person që nuk vie nga grupi i tyre.

“Ka dy skenarë që po e pamundësojnë fjalimin e deputetëve. Ndarja nëpër komisione, ku shumica e deputetëve janë të panjoftuar me substancën që diskutohet. Në rastin tjetër, kemi si shefe të grupit parlamentar të VV-së, një njeri që nuk është pjesë e partisë tonë”, theksoi Abazi.

“Rrjedhimisht krejt këto i kam adresuar tek hiearkia partiake dhe institucionale. Është koha e fundit që t`i kthehmi debatit përmbajtësor e jo që deputeti është makineri veç me ngrit dorën”, u shpreh ai.

I pyetur nëse do të largohet nga VV, ai pati këtë përgjigje.“Nuk jam duke dalë nga VV-ja”, deklaroi Abazi, të premten.

Kurti pretendon progres të madhe ekonomik.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova ka progres ekonomike.

Kreu i ekzekutivit është bazuar në disa statistika që krahasojnë vitin 2022 me atë paraprak, por edhe me vitin e izolimit të plotë të COVID-19.

Ai thotë se suksesi i ekonomisë nuk është rastësi, por pjesë e politikave të ndërmarra nga Qeveria e tij.

“Progresi ekonomik nuk është hamendësim e as rastësi. Ai është rezultat i politikave të duhura dhe qeverisjes së mirë. Shifrat dhe indikatorët më lart janë dëshmia jonë për këtë”, ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, brenda një viti në Kosovë janë krijuar 15 mijë vende të punës dhe 40 mijë sosh për dy vite.

Ai thotë se ka pasur edhe rritje të qarkullimit të bizneseve.

“Qarkullimi i bizneseve për periudhën janar-gusht 2022 ka shënuar rritje prej 21.6% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021 dhe 67.9% krahasuar me vitin 2020”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Teksa ka folur për eskportet thotë se ato shënuan rritje shumë më të madhe krahasuar me kohën kur Kosovën e drejtonin qeveritë e tjera.

“Eksportin përgjatë periudhës janar-shtator 2022 e kemi për 25.6% më të lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Rritja mesatare vjetore e eksportit gjatë periudhës janar-shtator të viteve 2008-2020 është 15.7%, ndërsa rritja mesatare e eksportit në periudhën e njëjtë të dy viteve të fundit e gjatë qeverisjes sonë është 47.3%. Pra, me Qeverinë tonë eksportet në këtë periudhë janë rritur trefish më shpejtë sesa në krahasim me vitet kur kanë udhëhequr qeveritë e kaluara”, ka deklaruar ai.

Megjithatë më pas kishte shumë reagime në rrjetet sociale, duke e akuzuar Kurtin se “po manipulon me shifra nominale”.

Edhe Hekuran Murati ka thënë se Kosova e ka përmirësuar dukshëm bilancin tregtar.

Vjosa Osmani vendosë pikat e kuqe në Komitetin Politik Evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, “vijat e kuqe”, thotë t’ia ketë treguar kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, gjatë takimit në Pragë në Samitin e Komitetit Politik Evropian.

E këto vija janë mos cenimi i integritetit territorial të Kosovës gjatë procesit të dialogut me Serbinë.

Gjatë një konference për media, të enjten Osmani ka thënë se është shumë me rëndësi se dy liderët të angazhohen dhe përkushtohen që dialogu të ecë para.

Por me këta dy lidërë, kryesorët në Bashkimin Evropian, Osmani ka folur edhe për procesin e liberalizimitt ë vizave.

“Aty në radhë të parë kam ngritur çështjen e shtyrjes përpara të liberalizimit të vizave dhe së dyti çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Si dy tema që duhet të shtyhen domosdoshmërisht përpara, në mënyrë që Kosova të ketë progres konkret, pastaj natyrisht kemi diskutuar edhe për dialogun”.

“Ju e dini që Franca dhe Gjermania në nivelet më të larta janë duke bërë përpjekje për intensifikimin e dialogut dhe natyrisht ne nuk kemi asgjë kundër që të intensifikohen përpjekjet për një zgjidhje. Por si përfaqësuese e Republikës së Kosovës, para Macronit dhe Scholzit, kam paraqitur cilat janë vijat tona të kuqe, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e integritetit territorial, sovranitetit të vendit, kushtetutshmërisë së vendit tonë, parimin e unitaritetit të shtetit dhe rëndësinë e jashtëzakonshme që Kosova të mbetet shtet funksional. Pra të mos lejojmë zgjidhje, të cilat më shumë shkaktojnë probleme sesa sjellin më shumë paqe e stabilitet në rajon”.

“I falënderoj të dy që na dhanë mundësinë që aq në detaje të shpjegojmë pozicionin tonë dhe ekipet e tyre shumë shpejt do të ulen sërish bashkë me ne që të diskutojmë të gjitha temat që folëm sot edhe më në detaje sesa kishim mundësi në këtë takim”, ka thënë Osmani.

Përplasje në Kuvend

Gjatë seancës plenare të së premtes, në Kuvendin e Kosovës kryeministri Albin Kurti i është drejtuar deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri që ky i fundit nuk ka legjitimitet të marrë fjalën e të flas gjepura

Tema e Projektligjit për Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovës ka përplasur me fjalë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe deputetin e PDK-së, Abelard Tahiri.

Gjatë seancës plenare të së premtes, Tahiri ka thënë se ky institut do të punësojë militantë dhe publikimet do të jenë të pavlera. Për këtë ka reaguar kryeministri Kurti, i cili i është drejtuar Tahirit “mjaft më, deputeti me shurdhues”.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në seancë plenare ka thënë se me nëpunës civilë nuk do të arrihet të dokumentohen krimet e luftës në Kosovë.

“Nëpunës civil me tri vjet përvojë pune, 45 që do i punësosh aty, nuk arrijnë të bëjnë këtë punë. Publikimet e tyre do të jenë të pavlera. Funksionimi pranë Zyrës së Kryeministrit do ta bëjë edhe më shumë të pavlerë dhe të pabesueshme. Emrat e atyre njerëzve që i publikojnë këto, nënpunësit civilë do ta bëjnë më shumë të pabesueshëm. Prandaj, sot me miratimin e kësaj strukture siç është kështu, është jashtëzakonisht e dëmshme… Punësimi i 45 militantëve në kuadër të këtij institucioni e pamundëson. Ose qe po themi që zyrtarët më të mirë i merrni, jo militantë, prapë nuk janë njerëzit e duhur që të bëjnë këtë punë sepse duhet të kenë grada shkencore ”, ka deklaruar Tahiri.

Më pas ka pasuar edhe reagimi i kryeministrit Albin Kurti.

“Sapo ju tregova se ku e keni mendjen, te punësimi i militantëve, aty e keni mendjen. Këtu bëhet fjalë për vullnet, hulumtim edhe dokumentim të krimeve të Serbisë. Ndërkaq, ju flisni për punësime të militantëve. Në njërën anë e partizoni çështjen dhe dëshironi ta banalizoni me teknikalitete. Vullnetin duhet ta bëjmë institucion dhe prandaj e kemi propozuar këtë gjë. Ju keni qenë vet ministër i Drejtësisë dhe e dimë se çfarë keni bërë. Në këtë kuvend në korrik të vitit 2013, janë amnistuar kriminelët në veri, me mbi 80 vota. Dhe ju keni qenë në atë anë. E kriminelët të cilët në korrikun e vitit 2013, ju më shumë se me 2/3 u keni dhënë aministinë. Ka pasur të tillë që kanë qenë edhe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Prandaj, nuk keni kurrfarë legjitimiteti që ta merrni fjalën e të flisni gjepura këtu. Mjaft më! Mjaft deputeti me shurdhues! Mjaft! Turp duhet me iu ardh”, ka deklaruar ai,

Gjatë kësaj seance ka pasur edhe përplasje të tjera në mes deputetëve. /Telenews

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të ngajshme

Eksplorohet shpella më e thellë në Kosovë!

Yllka Gashi

FSK-ja stërvitet bashkë me Amerikën, Kroacinë dhe Shqipërinë

Yllka Gashi

Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi: Nuk jeni vetëm, do të angazhohemi deri në kthimin në atdhe të luftëtarit të fundit të lirisë

Yllka Gashi