Telenews

Shtëpia Botuese “Dukagjini” fiton edhe një herë çmimin për përkthimin më të mirë, në Panairin e 24-t të Librit në Prishtinë

Shtëpia Botuese “Dukagjini” fiton edhe një herë çmimin për përkthimin më të mirë, por këtë herë në Prishtinë, në Panairin e 24-t të Librit.

Përkthyesja Aida Baro mori këtë çmim me librin “Të mbyturit dhe të shpëtuarit” nga autori italian me origjinë hebreje, Primo Levi.

Në këtë libër me ese, autori, një prej të mbijetuarve të kampit të Auschwitz-it, analizon me kthjelltësi këtë univers kampesh, duke rikujtuar dhunën fizike e psikologjike që kanë përjetuar të burgosurit aty.

Çmimi i parë që mori “Dukagjini” për përkthimin më të mirë ishte për përkthyesin Romeo Çollaku, me librin “Varfanjaku i Zotit” nga Nikos Kazanxaqis, në Panairin e Librit në Tiranë, më 2022.

source

Të ngajshme

Nga janari në qershor, këto janë shtatë vrasjet që tronditën Kosovën

KushtrimGuraj

Ramiz Lladrovci bën reagim të fortë për kandidaturën e të parit të Drenasit

Donat Hashani

Policia parandalon kontrabandimin e barnave nga Serbia në Novosellë

KushtrimGuraj