Telenews

SHTESAT PREJ 100 EURO PËR SEKTORIN PUBLIK DALIN ME RROGAT E KËTIJ MUAJI…

Ndërsa, punëtorët e sektorit publik që marrin pagë nga buxheti i shtetit nuk kanë nevojë të aplikojnë, pasi sipas njoftimit të Qeverisë, subvencionin do ta marrin me pagën e muajit prill.
“Vëmendje: Të punësuarit e sektorit publik që marrin pagë nga buxheti i shtetit nuk kanë nevojë të aplikojnë sepse subvencionin do ta marrin me pagën e muajit prill”, është bërë e ditur në njoftim.
Ndryshe, nga kjo shtesë do të përfitojnë vetëm punëtorët që marrin pagë deri në 1000 mijë euro, teksa aplikimi për mbështetje nga kjo masë do të jetë i hapur nga 21 prilli deri më 20 maj të këtij viti.
“Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat që marrin pagë deri në 1000 euro. Aplikimi mund të bëhet duke plotësuar formularin me të dhënat personale në vjegëzën në vijim: https://apps.atk-ks.org/Subvencionim”, thuhet më tej në njoftim.
 

Të ngajshme

Bajrami: Faturat e fryra të rrymës – hajnia më e madhe që Kosova ka përjetuar

Donat Hashani

Rama i ashpër me Muratin: Boll me lojëra politike, zhblloko buxhetin e kryeqytetit!

Donat Hashani

Murati: U ekzekutua një pjesë e pagesave për studentë, pensionet dhe shtesat për fëmijë priten gjatë muajit

Donat Hashani