Telenews

Shtimja bëhet me objekt të ri të QKMF-së, Aliu ndan detaje

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka njoftuar se qyteti i tij po bëhet me objekt të ri të Qendrës Kryesore Familjare.

Sipas Aliut, hapësira e re e QKMF-së do të jetë prej 3000 metrash katrorë, teksa investimi kap shifrën e 2.4 milionë eurove.

Në këtë qendër do të ofrohen shërbime moderne laboratorike, radiologjike, vaksinim, emergjencë dhe stomatologji.

Ky është njoftimi i plotë i kryetarit Aliu:

Shtimja – qytet model për Mjekësinë Familjare!

Për herë të parë, qyteti ynë do të ketë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në objekt të ri – një hapësirë prej 3000 m² dhe investim afër 2.4 milionë euro, ku do të ofrohen shërbime moderne laboratorike, radiologjike, vaksinim, emergjencë dhe stomatologji.

Për dy dekada, shëndetësia në Shtime kishte nevojë për më shumë hapësirë dhe kushte. Sot, po e ndërtojmë një qendër shembull, ku qytetarët tanë do të marrin kujdesin që e meritojnë.

Shtimja po ecën me hapa të mëdhenj në shëndetësi, zhvillim dhe mirëqenie.

Të ngajshme

Specialja sërish e cilëson të papërgatitur Policinë e Kosovës për arrest shtëpiak – kjo është njëra nga arsyjet e refuzimit të lirimit me kusht të Veselit, Selimit e Krasniqit

KushtrimGuraj

Trumpi rikonfirmon peshën e Grenellit

KushtrimGuraj

Telekomi i Kosovës që ishte në prag falimentimi sot realizon mbi 5.5 milionë euro fitim për 7 muaj

Donat Hashani