Telenews

Shtiu me armë në gazmend familjar, ndalohet i dyshuari në Prizren

“Festo me zemër, jo me armë”!

Më datën 05.07.2026, rreth orës 23:00, Policia e Kosovës – stacioni policor në Prizren ka pranuar informacione për përdorim të armës së zjarrit në një gazmend familjar në rrugën “Reshat Qoqaj” në Prizren.

Njësitet policore kanë reaguar menjëherë, duke intervenuar në vendngjarje, identifikuar lokacionet dhe personin e dyshuar. I dyshuari ka pranuar se ka shtënë me armë dhe ka deklaruar se kanë pasur një gazmend familjar; ai ka dorëzuar armën, një pistoletë.

Në vendngjarje, përveç armës janë sekuestruar edhe dy gëzhoja si prova materiale. Pas intervistimit të të dyshuarit, në prezencë të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të shtetit, ai është ndaluar për 48 orë.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë penale për veprat përkatëse, përfshirë “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Policia e Kosovës apelon qytetarët që të shmangin përdorimin e armëve në festa apo gazmende familjare, duke respektuar ligjin dhe duke kontribuar në sigurinë e përgjithshme.

Të ngajshme

Hamza para mbledhjes së kryesisë: Të miratohet ligji për Specialen në të dy leximet, pastaj presidenti –

KushtrimGuraj

Marihuanë në oborrin e Qendrës Korrektuese në Lipjan – Policia sekuestron substancën, rasti nën hetime –

KushtrimGuraj

Pa marrëveshje politike për Presidentin, a po shkon Kosova drejt zgjedhjeve? –

KushtrimGuraj