Telenews

Shtohen raportimet për dhunë ndaj grave në 24 orët e fundit

Vetëm në 24 orët e fundit të raportit të Policës së Kosovës janë gjithsej 11 raste të raportimeve të dhunës në familje.

Rastet kanë të bëjë kryesisht me dhunë që bashkëshorti ose ish-bashkëshorti i gruas që ka raportuar ka ushtruar dhunë fizike ose psikike mbi të.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare- bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Ky është një nga rastet që është regjistruar në komunën e Fushë Kosovës.

Të ngjashme ka pasur në Gjilan, Podujevë e Prishtinë.

Madje, ka të tilla raste që një grua ka raportuar që burri e ka kanosur ndërmjet telefonit derisa ai është në vuajtje të dënimit në burg.

Sipas aktivistes për te drejta të njeriut, Neri Ferizi vetëdija për të raportuar rastet e dhunës, është rritur shkaku i rasteve të fundit ku për katër ditë dy gra mbetën të vrara nga burrat e tyre.

“Ka ndiku frika që neser-masnesër me përfundu të vrame nëse nuk I lajmërojnë këta njerëz në instanca të caktume”, ka thënë Ferizi.

Ferizi komenton edhe arsyet e mundshme që në vend ka numër të madh të rasteve të dhunës në familje me bazë gjinore.

“Mënyra se si i shohim rolet gjinore është problematike dhe pushteti i takon vetëm burrin, qoftë për brenda familjës, qoftë në hapësira publike dmth në secilën hapsirë publike edhe nëse flasim për politikë gratë sa do që janë aty nuk e kanë pushteitn taman qysh e kanë burrat brenda subjekteve politike”, ka thënë ajo.

Pos dhunës ndaj gruas në Gjilan një person kishte sulmuar nënën dhe mbesën e tij të cilën e kishte kapur edhe për fyti.  I njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

source

Të ngajshme

Lushaku-Sadriu: S’ka dorëheqje nga LDK-ja

Valjeta Turkaj

Statistikat, çfarë veturash po importohen në Kosovë dhe kush po e dominon tregun

Valjeta Turkaj

Komandanti i KFOR-it: Që nga tetori 2025, situata në Kosovë është përgjithësisht e qetë

Valjeta Turkaj