Sipas OBSH-së, një fëmijë i prekur nga kjo sëmundje humbi jetën, ndërsa 17 të tjerë kanë kërkuar transplantin e mëlçisë.
Adenovirusi është një hipotezë e mundshme, por vijojnë hetimet për të gjetur shkakun e kësaj sëmundjeje.
Shumica e rasteve të raportuara tregojnë se fëmijët nuk kishin ethe dhe viruset e zakonshme që shkaktojnë hepatitin akut viral, si viruset e hepatitit A, B, C, D dhe E, nuk janë zbuluar në asnjë nga këto raste.
Shumica e rasteve janë raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, 114. Sipas OBSH-së, ka pasur 13 raste në Spanjë, 12 në Izrael, nëntë në Shtetet e Bashkuara dhe një numër më i vogël rastesh të konfirmuara në Danimarkë, Irlandë, Holandë, Itali, Norvegji, Francë, Rumani dhe Belgjikë.
Hepatiti është inflamacion i mëlçisë, një organ jetik që përpunon lëndët ushqyese, filtron gjakun dhe ndihmon në luftimin e infeksioneve/Euronews.al/
The post Shtohen rastet me hepatit akut te fëmijët, sipas OBSH-së appeared first on tëvë1.