Telenews

Shtrenjtohen sërish nafta e benzina – këto janë çmimet e derivateve në Kosovë

Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka publikuar sërish çmimet maksimale të derivateve për datën 13 gusht.

Sipas njoftimit, çmimi i naftës edhe për sot është 1.70 euro-litri, tre centë më shtrenjtë se të mërkurën.

Po ashtu është shtrenjtuar edhe benzina. Sot çmimi i benzinës është 1.48 euro-litri, një cent më shtrenjtë se të mërkurën.

Gazi vazhdon të jetë me të njëjtin çmim, 0.60 euro-litri.

Çmimet e derivateve hyjnë në fuqi në ora 10:00 dhe vlejnë 24 orë.

Të ngajshme

Zidane e merr në staf te Franca legjendën Barthez

Yllka Gashi

E rëndë në Podujevë: Dy burra rrahin një grua, dërgohet në QKUK

Yllka Gashi

Frangu forcohet ndaj euros, ndërsa monedha euro bie edhe nën 93 lekë

Yllka Gashi