Telenews

Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë për shkak të vërshimeve

Gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2025/2026, i cili ishte paraparë të fillonte sot, është shtyrë deri më 12 janar 2026, ka njoftuar Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI).

Sipas MAShTI-t, vendimi është marrë për shkak të reshjeve të fundit atmosferike dhe situatës së rënduar në shumë komuna të vendit, të shkaktuara nga vërshimet dhe qarkullimi i vështirësuar. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se reshjet pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke rritur rrezikun për vërshime lokale dhe probleme në trafik e infrastrukturë.

Si pasojë, pushimi dimëror është zgjatur edhe për dy ditë, më 8 dhe 9 janar, ndërsa procesi mësimor do të nisë të hënën, më 12 janar 2026, në nivel vendi.

 

MAShTI ka bërë të ditur se është në komunikim të vazhdueshëm me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe se, bazuar në informacionet nga terreni, fillimi i mësimit sot ka qenë i pamundur. Orët e humbura gjatë këtyre dy ditëve do të zëvendësohen gjatë pjesës së dytë të vitit shkollor.

Të ngajshme

E zyrtarizon Abdixhiku: Ai i propozuar për kryeministër, Vjosa Osmani për presidente

Valjeta Turkaj

Punëtori bie nga kati i dytë në Fushë Kosovë, arrestohen dy zyrtarë të firmës

Valjeta Turkaj

Posta shënon 70-vjetorin e pullës “Europa” me emision të ri filatelik

Valjeta Turkaj