Telenews

Shtyhet për 2 maj eksplodimi i mjetit shpërthyes që dyshohet se është i Luftës së Dytë Botërore, Policia del me njoftim

shtyhet-per-2-maj-eksplodimi-i-mjetit-shperthyes-qe-dyshohet-se-eshte-i-luftes-se-dyte-boterore,-policia-del-me-njoftim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ekspolodimi i mjetit të pashpërthyer në fshatin Stagovë të Kaçanikut, që dyshohet se është i Luftës së Dytë Botërore, e që ishte paraparë të bëhej nesër, është shtyrë për 2 maj, shkruan Reporteri.net.

Ky eksplodim do të bëhet nga Njësia e Deminimit të KFOR’it.

Aty renditen masat që duhet të respektohen:

– Zona e rrezikut është vlerësuar me një rreze prej 1000 metrash nga vendi ku ndodhet mjeti shpërthyes.

– Brenda kësaj zone ndalohet rreptësisht qëndrimi i njerëzve. Ndërsa rekomandohet largimi në vend të sigurt i kafshëve dhe makinerive.

Banorët e lagjes “Teneqja” dhe të zonës së kodrës në fshatin Stagovë luten që:

– Të mbajnë dritaret e shtëpive hapur, për shkak të valës së mundshme të shpërthimit, e cila mund të shkaktojë dëme materiale.

– Të largojnë veturat në vende të sigurta si garazhe ose pas shtëpive.

– Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Emergjenca do të jenë në gjendje gatishmërie dhe të pranishëm në një zonë të sigurt, për të reaguar në rast nevoje.

– Policia do të njoftojë banorët përreth dhe do të sigurojë që, në datën dhe orët e lartcekura, të mos ketë persona jashtë shtëpive.

Këshillohet që banorët brenda rrezes 1000 metra të largohen nga shtëpitë para fillimit të operacionit dhe të qëndrojnë larg deri në përfundim të eksplodimit.

Ju lutemi për mirëkuptim dhe bashkëpunim në respektimin e këtyre masave për sigurinë tuaj dhe të të gjithëve.

Policia Rajonale e Ferizajt do të bëjë njoftimin me kohë menjeherë pas perfundimit të operacionit.

Nesër eksplodohet një mjet shpërthyes që dyshohet se është i Luftës së Dytë Botërore, Policia ka disa udhëzime

The post Shtyhet për 2 maj eksplodimi i mjetit shpërthyes që dyshohet se është i Luftës së Dytë Botërore, Policia del me njoftim first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Të ngajshme

Rast i rëndë në Klinikën e Gjinekologjisë – gruaja me probleme mendore kërkon abort, dyshohet për dhunim

KushtrimGuraj

Paocolli: Krejtësisht legjitime që deputetëve të opozitës t’u kërkohet të mbështesin zgjedhjen e Kryeparlamentarit

KushtrimGuraj

Behrami: VV të heqë dorë nga Haxhiu, brenda grupit kanë shumë figura konsensuale

KushtrimGuraj