Telenews

Shtyhet seanca ndaj Endrit Nikës, kërkon ndërrimin e përkthyesit

Seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit Endrit Nika është shtyrë me kërkesë të vetë të akuzuarit, i cili ka kërkuar angazhimin e një përkthyesi tjetër.

Nga KGJK kane thene se do te tentojne te gjejne nje perkthyer te licensuar dhe adekuat. Në fjalën e tij para trupit gjykues, Nika ka thënë se ndihet jo fajtor lidhur me aktakuzën ndaj tij.

Atë, Gjykata Themelore e kishte dënuar me 18 vjet burg për veprën penale “vrasje e rëndë” ndaj partneres së tij, Maria Clara Urdangaray.

Sipas akuzës, gjatë goditjeve dhe shtyrjeve, e dëmtuara u dërgua në qoshe të dhomës, nga ku më nuk kishte ku të largohej, derisa korniza e dritares u shkëput dhe ajo u hodh jashtë.

Vetë Nika e kishte mohuar ta ketë prekur me dorë, duke ofruar një version tjetër për ngjarjen. Ekspertiza e kornizës së dritares u krye vetëm pas një viti e gjysmë, në një kohë kur pronari i hotelit kishte vendosur tashmë një kornizë të re me tre shtresa xhami, duke ndryshuar strukturën fillestare.

Të ngajshme

Fantastike! Islam Selmani i siguron Kosovës medalje në karate

Yllka Gashi

Spanjë, mbi 5 000 vdekje që nga 1 qershori për shkak të nxehtësisë

Yllka Gashi

Ndërpritet seanca e rigjykimit për vrasjen e argjentinases, i akuzuari Nika kërkon përkthyes tjetër

Yllka Gashi