Telenews

Shumica e qytetarëve nuk preferojnë jetesën në bashkësi, tregojnë të dhënat e ASK-së

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), shumica dërrmuese e qytetarëve në Kosovë vazhdojnë të preferojnë jetesën e veçuar, duke shmangur banimin në ndërtesa kolektive apo në bashkësi të mëdha. Të dhënat tregojnë se rreth 88,6 për qind e individëve në ekonomitë familjare kanë deklaruar se jetojnë në shtëpi të veçuara, të ndara në vete.

Ndërkohë, vetëm 2,8 për qind e individëve jetojnë në shtëpi gjysmë të ndara me dy banesa, ndërsa 2,1 për qind kanë deklaruar se banojnë në ndërtesa me më pak se 10 banesa. Një përqindje relativisht e vogël, 6,4 për qind e individëve, jetojnë në ndërtesa me më shumë se 10 banesa.

Këto statistika tregojnë qartë se jetesa individuale dhe privatësia mbeten zgjedhja kryesore e qytetarëve, ndërsa interesimi për jetesë në bashkësi apo në komplekse të mëdha banimi mbetet i ulët. Sipas ekspertëve, kjo prirje lidhet me traditën, kulturën familjare dhe dëshirën për më shumë hapësirë dhe pavarësi në jetën e përditshme.

Po ashtu sipas rezultateve të kësaj ankete, sa i përket shkallës së pronësisë së shtëpive dhe banesave: 95,0 % e ekonomive familjare kishin në pronësi me akt ligjor shtëpitë/banesat; 1,7 % e ekonomive familjare ishin qiramarrës ose nënqiramarrës që paguajnë qira me normën e tregut;  ndërsa për 3,2 % të ekonomive familjare, akomodimi ofrohet falas.

Të ngajshme

Kryeprokurori Kryeziu: Keqpërdorime mbi 1 milion euro në BKS, hetimet nisën që në mars 2025

Valjeta Turkaj

ANTALYA & CAPPADOCIA dy botë magjike në një udhëtim të vetëm

Valjeta Turkaj

28 ditë mungoi pa arsye, Trepça suspendon punëtorin

Valjeta Turkaj