Telenews

Shuplaka e Jozit në Norvegji, çka po thuhet për të?

Spektakli më i ndjekur në Shqipëri, Big Brother VIP Albania 4, nuk po ndalet së krijuari bujë – kësaj here, edhe përtej kufijve shqiptarë. Ngjarjet brenda shtëpisë më të famshme në vend kanë arritur të bëhen lajm edhe në Norvegji, duke vërtetuar fuqinë dhe ndikimin e këtij reality shou.

Në qendër të vëmendjes është shuplaka që ish-banori Jozefin Marku i dha Gjestit, një moment që tronditi shikuesit dhe ndezi debat të madh në rrjetet sociale.

Por jo vetëm kaq – ky incident ka gjetur hapësirë edhe në gazetat më të mëdha norvegjeze, përfshirë median prestigjioze Rød Løper, e cila e ka raportuar ngjarjen me tituj të mëdhenj dhe me theks të veçantë te mungesa e reagimit të menjëhershëm nga produksioni.

Sipas Rød Løper, incidenti i ndodhur të shtunën ka shkaktuar zemërim të thellë te publiku, sidomos në lidhje me pyetjet që lindin për sigurinë fizike dhe gjendjen psikologjike të banorëve të BBVIP Albania.

Ndërkohë, burime për Prive by Liberta Spahiu kanë konfirmuar se kjo nuk është hera e parë që Jozefin Marku përfshihet në episode të dhunshme. I njëjti ka një të kaluar të errët, pasi ka qenë i dënuar me 3 vite burg në Zvicër, për akuza të lidhura me dhunë fizike dhe precedentë të tjerë penal.

Të ngajshme

Moti sot

Erzana Fazliu

Ngjarjet e ditës 16 Prill

Erzana Fazliu

Berisha: Jam i gatshëm ta jap votën time për Kurtin, edhe nëse nuk jam pjesë e qeverisë

KushtrimGuraj