Telenews

“Shvercerat” dhe “Ballistët” zgjasin dorën e pajtimit në Prekazin legjendar të Adem Jasharit

Do të marrë fund sherri ndërmejt dy tifo grupeve shqiptare në Maqedoninë e Veriut, “Shvercerave” dhe “Ballistëve”.

Të dyja grupet do të zgjasin dorën e pajtimit në Prekazin legjendar të Adem Jasharit këtë të diele.

Iniciativën e pajtimit e kanë marrë dy hoxhallarët nga Kosova, Halil Kastrati dhe Fatmir Latifaj me qëllim që të ndalohet përleshja ndërmjet dy tifo grupeve që viteve të fundit edhe nisi ti tejkalojë kufijtë.

Kujtojmë se ndeshja e fundit të luajtur ndërmjet Shkupit dhe Shkëndijës në stadiumin e Çairit, u ndërpre për shkak të sulmit të tifozëve vendas ndaj futbollistëve të Shkëndijës.

Kështu ndeshja e vlefshme për 1/4 e finales së Kupës u ndërpre vetëm pas 9 minutave lojë, kur Dashmir Elezi shënoi në rrjetën e Iljazit, ndërsa festa e këtij të fundit iritoi tej mase tifozët e FC Shkupit, të cilët nuk arritën të konrrollojnë nervat e tyre dhe u futën brenda stadiumit.

E gjithë kjo skuadrës së FC Shkupit i kushtoi me suspendimin e terrenit në Çair dhe humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin zyrtarë 3:0. (infOSport.mk)

Të ngajshme

I buzëqeshur si gjithmonë, Granit Xhaka rikthehet në stërvitje te Sunderlandi

Yllka Gashi

Kurti: Prishtina 2030 mundësi për të dëshmuar kapacitetin organizativ të Kosovës

Yllka Gashi

Prishtina 2030 hyn në fazën operative – Mbahet takimi i parë i Komitetit Organizativ

Rrezarta Ramaj