Deputeti Elbert Krasniqi nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) ka bërë të ditur se vota e tij do të jetë pro kandidatit Nenad Rashiq, dhe kundër Listës Serbe në përgjithësi.
Megjithatë, nuk kanë qenë të prerë deputetët e tjerë nga komunitetet jo shumicë, pasi Emilija Rexhepi dhe Fikret Damka nuk kanë dhënë sinjale të qarta.
“Varet se kush do propozohet”, thanë ata, por nuk është e qartë nëse janë pro apo kundër.