Telenews

Si erdhi Ibrahim Rugova në krye të LDK-së?

Historiani dhe publicisti, Jusuf Buxhovi, ka treguar se si ish-presidenti i parë, Ibrahim Rugova, erdhi në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Buxhovi tha se Rugova kohë më parë kishte krijuar kredibilitetin si lider i shqiptarëve të Jugosllavisë.

“Ibrahim Rugova dy vjet përpara ka krijuar kredibilitetin e vetë si lider i shqiptarëve të Jugosllavisë, atë tretman e ka marrë në përmasa kombëtare si kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Rugova ka pasur një intervistë historike mund të quhet, në Spiegel… Rugova ka dalë në Spiegel në një nga intervistat më të rëndësishme që unë kujtoj si historian, publicist që janë dhënë 150 vitet e fundit prej të gjithë liderëve, duke marrë edhe Hasan Prishtinës, Ismail Qemaili, Faik Konicën, etj”, tha historiani.

Tutje, ai tha se në atë intervistë Rugova ka përmendur disa fakte që të gjithë i kanë dikur, por pak kanë guxuar t’i flasin.

“Po i përmendi tri pika, e para; Serbia erdhi dhe e ripushtoi Kosovën d.m.th Serbia bëri puç ndaj Jugosllavisë. Në të njëjtën kohë, Rugova në këtë intervistë tha se shqiptarët tashmë nuk kanë opsion tjetër përpos që t’i kundërvihen kësaj me të gjitha mjetet. Ne do të fillojmë me demokratë, por të gjitha mjetet mbesin të hapura dhe e tha atë që pak kush që të gjithë e kanë ditë… fillojë tha shkatërrimi i Jugosllavisë dhe procesi që Serbia të kthehet në një instrument të Rusisë”, shtoi ai.

Për të qenë Rugova i pari i LDK-së, Buxhovi tha se edhe amerikanët ishin pro.

“Rugova ishte i predisponuar për me qenë kryetar, d.m.th ajo çfarë ndodhi ka qenë vetëm formalitet. Edhe amerikanët kanë qenë të përcaktuar që Rugova të jetë kryetar dhe të gjithë ata 23 persona kanë qenë të gjithë për Rugovën. Edhe në mbledhjen e themeluesve prej 124 vetave unë kujtoj që nja 99 për qind kanë qenë për Rugovën, por ne kemi dashur edhe kundërkandidat. Për këtë ka dashur edhe Rugova gjithashtu edhe amerikanët na kanë thënë se gjejeni dikë. I vetmi personalitet që është përmendur që mund të jetë kundërkandidat ka qenë Rexhep Qosja. Ai nuk ka qenë anëtar i Këshillit edhe në ato bisedat tona i ra që së paku t’i ofrohet edhe Qosjes kjo”, shtoi ai./Telenews/

Të ngajshme

Safet Gjici dënohet me kaq vite burgim

Donat Hashani

Kryeziu kundërshton KQZ-në për heqjen e sprejit në gishta me rastin e zgjedhjeve

Donat Hashani

Aksion i madh i Inspektoratit: Mbyllen 30 biznese të “muzikës live” dhe “qendrave të masazheve”

Donat Hashani