Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Hygerta Sako, ka rrëfyer linjën e saj të jetës në spektaklin e së hënës.
Prezantuesja e sportit tregoi se në mars të 2020-tës humbi babanë, tri ditë pasi ai kishte pësuar sulm në tru, në një kohë coronavirusi.
“Është një pamje që nuk e harroi dot, nuk më ikën edhe pse tani po bëhen gjashtë vjet më kujtohet shpesh dhe më dhemb shumë”, deklaroi ajo.
Tutje theksoi se babanë e kishte varrosur me vetëm 39 vetë për shkak të COVID-19.
“Dhe sinqerisht mu duk sikur e humba babanë për herën e dytë. Më 12 mars u vendos karantina dhe unë mbeta vetëm me mamin dhe vajzën të mbyllur në shtëpi dhe të izoluar”, tha ajo.
Por pas vdekjes së babait, që i dha dhimbje të mëdha, Hygerta foli edhe për martesën të cilën e quajti një ferr.
Krahas kësaj zbuloi edhe një moment trishtues kur e kishte takuar vajzën e saj në gjendje të rënduar, pasi po bullizohej vazhdimisht në shkollë.
“Po priste dorën”, tha ajo për momentin kritik.
Hygerta më pas u surprizua nga e bija, e cila erdhi për të takuar në BBVK.

