Telenews

Si në filma/ Sulmohet me eksploziv bankomati në Gjilan, policia zbulon skenën e krimit

Disa persona të maskuar e të armatosur kanë tentuar të vjedhin një bankomat në Gjilan.

Të njëjtit, kishin sulmuar me mjet shpërthyes bankomatin.

Sipas dëshmitarëve dy persona jashtë veturës kanë pasur në duar armë të gjata dhe në brendi të veturës ka pasur një apo dy persona tjerë të cilët janë larguar në drejtim të panjohur me veturë me targa të Serbisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetuesisë si dhe njësia për deminim e policisë që kanë marrë mostrat e dyshimta të eksplozivit.

Në prezencë të policisë, përfaqësuesit e bankës dhe të kompanisë së sigurimit të bankës kanë hapur bankomatin dhe të njëjtit na kanë deklaruar se mjetet që kanë qenë brenda në bankomat nuk kanë arrit të merren, por disa prej tyre janë të dëmtuara.

Rasti nën hetime.

Të ngajshme

“Kam qenë shumë i vetmuar”, surpriza e motrës dhe dhëndrit për Gjestin

Rrezarta Ramaj

Sot derbi dhe përballje interesante në tri ligat kryesore evropiane

Rrezarta Ramaj

Festoni 28 Nëntorin në Grand Blue Fafa Resort & Spa me muzikë dhe argëtim!

Rrezarta Ramaj