Telenews

Si nisi ‘krisja’ e Plisave me FSHF-në? Federata anulon biletat për tifozët nga Prishtina, ata mbërrijnë në Tiranë (FOTO)

“Plisat”, tifogrupi nga Prishtina nuk do jenë prezent në “Air Albania” për ndeshjen kundër Ishujve Faroe, këtë mbrëmje më 20:45 në Tiranë. Mësohet se Federata Shqiptare e Futbollit nuk i ka akorduar biletat për grupin, kjo siç ndodh në çdo duel për ultrasit e kuqezinjve.

Mësohet se banderola e shpalosur nga “Plisat” në ndeshjen kundër Çekisë ka sjellë “krisjen” mes palëve. “Mallkue qoftë kush s’na do bashkë”, kjo duket se është fraza që ka bërë FSHF-në t’i përjashtojë ata.

“Plisat” janë grupimi nga Prishtina që nuk e ka pranuar dhe mbështetur asnjëherë përfaqësuesen e Kosovës në stadium, duke qenë kundër dy skuadrave që në gjenezë.

Përtej përjashtimit, duket se pjesëtarë të “Plisave” do jenë në stadium, teksa ata kanë shpërndarë edhe foto që tanimë janë në kryeqytetin e Shqipërisë. /Telenews.al/

Të ngajshme

Jo veç në kategorinë e saj, Distria e para në botë

KushtrimGuraj

Milani e do me çdo kusht Xhakën, përgatitin ofertën e dytë në drejtim të Leverkusenit

Valjeta Turkaj

FIFA heton fyerjen e dyshuar raciste në ndeshjen Rudiger-Cabral gjatë ndeshjes Real Madrid – Pachuca

Valjeta Turkaj