Telenews

SI TA TRAJTOJMË TENSIONIN E LARTË TË GJAKUT?

Hipertensioni është një gjendje e presionit të lartë të gjakut dhe zakonisht është pa asnjë simptomë.
Një person mund të ketë hipertension për vite pa e ditur. Shkaku i presionit të lartë të gjakut zakonisht nuk dihet. Megjithatë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se 50 për qind e rasteve të hipertensionit shkaktohen nga dieta jo e duhur. Në vend të dytë është pasiviteti dhe në fund obeziteti.
Ka dy lloje të hipertensionit. Hipertensioni që nuk shkaktohet nga një gjendje ose sëmundje tjetër quhet hipertension esencial dhe është më i zakonshmi, ndërsa hipertensioni i shkaktuar nga një gjendje quhet hipertension sekondar.
Hipertensioni esencial mund të shkaktohet nga obeziteti, rezistenca ndaj insulinës, marrja e tepërt e kripës, jeta sedentare ose pirja e duhanit.
Hipertensioni sekondar ndodh për shkak të komplikimeve të një gjendjeje të caktuar shëndetësore që ka një person. Po kështu, hipertensioni është më i zakonshëm te njerëzit mbi 65-vjeç dhe ata që konsumojnë alkool ose duhan.
Presioni i konsideruar si tipar i hipertensionit është 140/90 mmHg ose më shumë. Në raste të rralla, ai mund të njihet nga këto shenja:
– djersitje
– ankth
– skuqje ose zbehje në fytyrë
– probleme me gjumin
– gulçim
– dhimbje koke
– lodhje
– gjakderdhje nga hunda
Presioni i lartë i gjakut mund të reduktohet duke ndryshuar zakonet e jetesës. Duhet të reduktoni marrjen e kripës dhe alkoolit dhe t’i kushtoni vëmendje dietës.
Po ashtu, duhet të ruani një peshë trupore normale dhe të angazhoheni në aktivitet fizik tri herë në javë, si ecja, vrapimi, noti, çiklizmi ose ushtrimi.
Një mënyrë tjetër për të mbajtur nën kontroll presionin e gjakut është të vizitoni rregullisht mjekun tuaj dhe, nëse është e nevojshme, të merrni medikamente që do të ulin presionin e gjakut.

Të ngajshme

Ministria e Shëndetësisë vendos të anulojë listën e çmimeve të barnave, Vitia tregon arsyjen

Donat Hashani

Në Kosovë fillon të jepet terapia për parandalimin e infeksionit nga virusi HIV

Ngritja e temperaturave: AUV’i kërkon nga qytetarët të kenë kujdes me këto produkte ushqimore