Telenews

Si të dukesh seksi dhe klas? Frymëzohu nga këto veshje të Charlize Theron

si-te-dukesh-seksi-dhe-klas?-frymezohu-nga-keto-veshje-te-charlize-theron

Charlize Theron mbetet një nga figurat më të admirueshme në botën e kinemasë dhe modës, jo vetëm për talentin e saj si aktore fituese e çmimit Oscar, por edhe për stilin unik.

Në sfilatën pranverë/verë 2026 të Dior, Theron u shfaq në rreshtin e parë me një pamje që tërhoqi vëmendjen menjëherë: pa bluzë, e veshur me geta të zeza transparente, pantallona të shkurtra të gjera, një xhaketë lëkure të errët në stil motorçiklisti dhe këpucë bardh e zi të sheshta. Aksesori që i dha pamjes një kontrast të veçantë ishte një çantë e kuqe.

Si të dukesh seksi dhe klas? Frymëzohu nga këto veshje të

Theron ndau foto të kësaj paraqitjeje në Instagram, duke përgëzuar stilistin Jonathan Anderson për debutimin e tij të parë në shtëpinë Dior.

“Urime @jonathan.anderson për koleksionin tënd të parë në @dior”, shkroi ajo.

Vetëm disa ditë më vonë, aktorja u pa edhe në sfilatën e Givenchy, ku zgjodhi një tjetër pamje që bëri bujë. Kësaj radhe, ajo veshi një kostum të bardhë elegant, pa pjesën e sipërme, duke lënë të dukshme reçipetat e zeza. Veshja u plotësua me zinxhirë të trashë, duke shtuar një element rebel dhe unik.

Reagimet e fansave dhe miqve të famshëm nuk munguan: Shay Mitchell dhe Valeria Lipovetsky reaguan me emoji, Olivia Wilde e quajti “Perëndeshë”, ndërsa stilisti Tan France komentoi: “Shumë seksi!”

Të ngajshme

Arsyeja e vërtetë pse rrobat të duken të lagështa në dimër, edhe kur janë tërësisht të thata

KushtrimGuraj

Kur gjunjët dhe shpina “paralajmërojnë” shiun: çfarë thotë shkenca për lidhjen mes motit dhe dhimbjeve trupore

Valjeta Turkaj

Si të bëni takimet ‘online’ më atraktive?

Erzana Fazliu