Telenews

Siguria, temë kyçe në takimin e Barduanit me ambasadorët e shteteve kontribuuese në KFOR

Gjeneralmajor Enrico Barduani, komandant i misionit të KFOR-it, ka pritur ditën e sotme ambasadorët dhe shefat e misioneve nga 29 vendet aleate dhe partnere që kontribuojnë me trupa në KFOR, në Shtabin e KFOR-it, në kampin “Film City”.

Siç njofton KFOR-it, diskutimi u fokusua në një sërë temash, duke përfshirë situatën e sigurisë dhe aktivitetet aktuale të misionit dhe bashkëpunimin me komunitetin ndërkombëtar.

“I vë theks të lartë unitetit të përpjekjeve dhe unitetit të qëllimit, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe për sigurinë rajonale”, tha komandanti i KFOR-it.

Të ngajshme

Putin: Shpresoj që Vuçiqi të bëhet kryeministër i Serbisë

Rrezarta Ramaj

Alarm në shkollën e fëmijëve të Harry-t dhe Meghan-it, çfarë ndodhi pas shfaqjes së fotografëve?

Rrezarta Ramaj

Gjermani: Besimi ndaj shtetit në nivelin më të ulët

Rrezarta Ramaj