Telenews

Silvinjo merr vendimin, kontrata e trajnerit me Shqipërinë do të…

Shuhen dilemat për  trajnerin brazilian Silvinjo.

Mësohet se braziliani do të vazhdojë të jetë trajner i Kombëtares shqiptare, përcjellë Telenews.al

Rinovimi i kontratës do të jetë deri në fund të kualifikueseve të Botërorit 2026 dhe pritet të zyrtarizohet në orët në vijim nga ana e FSHF-së.

Silvinjo u ul në stolin e Shqipërisë në janar 2023 dhe arriti të kualifikojë ekipin në Kampionatin Europian.

Pasi kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të vijuar bashkëpunimin me FSHF-në, ka ardhur edhe rinovimi.

Trajneri do të rikthehet me përgatitjet e Ligës së Kombeve në muajin shtator.

Siç mësohet deri tani, pjesë e stafit do të jenë edhe Pablo Zabaleta dhe Doriva.

Të ngajshme

Si i shënon golat talenti i mrekullueshëm i Barçës, ai madje ‘rikrijoi’ një herë golin e Samuel Eto’o-s në Ligën e Kampionëve

KushtrimGuraj

Donjeta Sadiku e artë në Poloni

KushtrimGuraj

Drita ”blindon” dy yjet e skuadrës

Donat Hashani