Sinan Hoxha ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka rrëfyer detaje nga jeta personale dhe profesionale. Në një intervistë për “Pardon My French”, këngëtari foli për marrëdhënien me Andrrën, fëmijët dhe planet për të zgjeruar familjen. Ai tha se Andrra ka qenë një bekim për të.
“Ime shoqe ka qenë një bekim, nuk e di nga më ka ardhur që kam marrë një grua të mrekullueshme. Mendoj që kam gruan më të mirë në botë deri sot. Zakonisht kur jua thua grave a do dhe një fëmijë të tretë thonë jo, po në këtë rast jam unë ai që them jo. Është një obligim i frikshëm.